Goleadë e Luftëtarit në miqësore, trajneri Jovanoviç do… merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 19:19

Goleadë e Luftëtarit në miqësore, trajneri Jovanoviç do… merkato

Luftëtari mposhti 6-0 Këlcyrën e Kategorisë së Dytë në stadiumin e Gjirokastrës ditën e shtunë.

Luftetari-Kelcyra

Skuadra e trajnerit Jovanoviç bëri një lojë impulsive, duke përfituar edhe nga brishtësia e miqve. Përgatitja fizike e Luftëtarit bëri diferencën. Më shumë se fitorja, për trajnerin serb e rëndësishme ishte paraqitja e afrimeve të fundit, ku Mokoko, Lamptei dhe Bakaj lanë shenjë.

NDESHJA – E gjithë ndeshja foli për Luftëtarin, Këlcyra vetëm dy herë u shfaq te porta gjirokastrite me Bonin dhe Bathën. Serinë e golave të Luftëtarit e hapi mbrojtësi Tahiraga në minutën e 13-të, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 31-të Bakaj gjuajti ëmbël me të djathtën dhe 2-0. Afrikani Mokoko i vodhi bukur një top kundërshtarit dhe me një sprint të fuqishëm shënoi golin e tretë. Në minutat 44 dhe 51, Qato nuk gaboi në dy mundësitë që iu krijuan, kurse kapiteni Demo vulosi fitoren në 6-0.

JOVANOVIÇ – Trajneri i Luftëtarit, Marko Jovanoviç, pas ndeshjes tha: “Një fitore e tillë ndaj një kundërshtari si Këlcyra ka pak rëndësi. E rëndësishme është vazhdimësia. Me lojtarët aktualë rikthimi në Superiore është mision shumë i vështirë. E kam thënë disa herë, që Luftëtari të jetë i suksesshëm, ka nevojë për 6 lojtarë cilësorë, të aftë të bëjnë diferencën.

JOVANOVIC

Do të takohem sërish me presidentin për të folur rreth situatës, pasi deri tani jemi në rangun e premtimeve. Si trajner nuk mund të them deri ku kanë arritur bisedimet me lojtarët që mendohet të jenë pjesë e Luftëtarit. Janë drejtuesit e klubit ata që vendosin. Detyra ime është të punoj për skuadrën e sezonit të ri”.

Tomor Shehu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"