Goleada, Internacionali dhe Kevitani të pamëshirshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2015 | 18:09

Goleada, Internacionali dhe Kevitani të pamëshirshme

skuadra e FC Kevitanit pas fitores me BulqizenKa ristartuar më në fund Kategoria e Tretë, që përsëri në ndeshjet që do të zhvillohen në Kamzë do të ketë pagesë me gjysmë çmimi. Kështu skuadrat e Adës B, Eagles FC dhe FC Kevitani e AAS janë detyruar të bënin pagesën për të luajtur në ndeshjet e tyre të zhvilluar dje në Kamzë. Kjo lloj pagese do të vazhdojë deri në fund të kampionatit.

Ndeshjet

Goleadë e Internacionalit ndaj SS Agimit. Plot 10 gola kanë shënuar të besuarit e Vllacajt, duke shpartalluar Agimin, që rezistoi vetëm 38 minuta. Fillimisht shënoi Eshi, ku portieri Çela bën gafën e parë duke i ikur topi në mes këmbëve dhe përfundon në rrjetë. Më pas është trajneri Vllacaj që dyfishon. Në pjesën e dytë vjen furia e golave me anë të një triplete të Krajës në minutat 48, 59 dhe 67, një dopietë të Myzyrit në minutat 51 dhe 61, ndërkohë që Eshi plotëson edhe ai një dopietë në të 58-ën. Në të 60-ën është Gjana që shënon golin e 7-të, ndërsa Mani regjistron emrin e tij në golin e 9-të. Në ndeshjen tjetër midis Adës dhe Eagles Fc nuk ka pasur fitues. Skuadrat kanë ndarë nga një pikë në takimin e djeshëm. Të dyja kanë zhvilluar një lojë të shkëlqyer dhe mjaft korrekte. Në minutën e 19-ën Matija vepron bukur në zonën e ekipit të Shqiponjave dhe me zgjuarsi gjen golin. Skuadra e Eagles zgjohet dhe kundërsulmon, ku lojtarët tregohen të hutuar përpara portës. Në fraksionin e dytë, pikërisht në të 52-n minutë, skuadra e Eagles ka arritur të gjejë edhe golin e barazimit me anë të Bardhit. Kevitan ka qenë e pamëshirshme në takimin e djeshëm, teksa ka mundur me rezultatin e thellë 14- 0 Akademinë Ajaks. Skuadra e Kevitanit ka arritur fitoren e 18- të radhazi, duke thyer edhe atë rekord të dinamovitëve në vitet ’70. Gjithashtu me 14 golat e shënuar, dje kjo skuadër ka një tjetër rekord, duke arritur kuotën e 115 golave, ndërsa kanë pësuar vetëm 4 të tilla. Një tjetër rekord i kësaj skuadre është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Vilson Mziu, i cili me “pokerin” e djeshëm arrin në kuotën e 40 golave. Kevitani tashmë po mendon për të Dytën.

Grupi B

Fushëmbreti dhe Shkëndija e Durrësit kanë ndarë nga një pikë në takimin e djeshëm. Kjo përballje, e vetmja e Grupit B ka dhuruar spektakël dhe 6 gola, nga tre për çdo skuadër. Të parët që realizojnë janë skuadra elbasanase me anë të Paprit. Në të 36, Mila barazon rezultatin dhe në të 39 nxjerr të tijtë në avantazh. Në të 64-n, Mezini për Fushëmbretin barazon gjithçka. Por, shumë shpejt Gashi përmbys në 2-1. Në fund, pikërisht në të 80- n, Lushnjari vendos ekuilibrat në fushë.

ADA B – FC EAGLES 1-1
GOLAT: Matija 19′ / Bardhi 52′
ADA B: Nikolli, Shkreli, Frroku, Marku, Gjini, Matija, Ndoi, Sela (Kola 46′),Përndreca, Mirashi, Pali (Marku 61′). Trajner: Besmir Ndoj
FC EAGLES: Dibra, Kuqi, Rebi, Hoxha, Dumi, Velija, Haxhiu (Tabaku 53′),Luli (Miti 70′), Denaj, Dosti, Bardhi. Trajner: Denis Picoka
GJYQTARË: K.Shahini, L.Koçi, K.Cena (Durrës);
DELEGAT: Soni Duka (Yrshek)
KARTONË TË VERDHË: Dosti 64′

AAS – FC KEVITAN 0-14
GOLAT: Azizi 2′, Mziu 5′, 36′, 66′, 71′, Hyseni 11′, 59′, Mehmeti 20′, 52′,64′, Ad.Beqiri 38′ (a), Muça 40′ (p), Farruku 62’, 89’
AAS: Bushati, Ar.Beqiri, Beci, Daija, Bejtje, Ademi, Brahimataj, Begaj,Moriçi, Ad.Beqiri, Halili. Trajner: Adket Beqiri
FC KEVITAN: Malaj, Mehmeti, Muça, Vataj (Gjikolaj 72′), Hajdari, Mziu, Islami(Farruku 46′), Hyseni, Saliaj, Azizi (Marku 46′), Pjetri. Trajner: Mark Vataj
GJYQTARË: R.Dobruna, F.Shkëmbi, L.Cani (Tiranë);
DELEGAT: Saimir Brahja (Tiranë)

SS AGIMI – INTERNACIONAL FC 0-10
GOLAT: Eshi 38′, 58′, Vllacaj 42′, Kraja 48′, 59′, 67′, Myzyri 51′, 61′, Gjana60′, Mani 63′
SS AGIMI: Çela, Dylja, Rema (Kola 76′), Hastoçi, Marku, Kodra (Kurti 46′),
Haxhiu, Qatromi, Zemzadija, Muja (Allushi 46′), Uka.
Trajner: Anton Bashaj
FC INTERNACIONAL: Bodini, Muçi, Meçi, Myzyraj, Mani, Gjana, Eshi (Kishta 66′),Qemolli, Mani (Metani 76′), Kraja, Vllacaj (Xhediku 77′).
Trajner: Mirjet Vllacaj
GJYQTARË: A.Meçani, J.Kraja, R.Dobruna (Tiranë);
DELEGAT: Argid Sheme (Tiranë)

FUSHËMBRETI – SHKËNDIJA D 3-3
GOLAT: Papri 16′, Mezini 64′, Lushnjari 80′ / Mila 36′, 39′, Gashi 69′
FUSHËMBRETI: Hasfatija, Puka, Basha (Peqini 46′), Mezini, Cani, Papri, Koçi(Kurti 65′), Ballkoçi, Lushnjari, Çela (çarçini 67′), Greca.
Trajner: Hekuran Jakupi
SHKËNDIJA D: Mirashaj, Hoxha (Prenga 55′), Tanushi, Koleci, Gjozi, Shemaj (Cakollari46′), Çoku, Avdija (Gashi 46′), Dervishi, Haziri, Mila.
Trajner: Fatos Kuçi
GJYQTARË: D.Maletaj, D.Tomori, G.Cenolli (Tiranë); DELEGAT: Dali Farruku (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Hoxha 16′, Demiraj 76′ / Lushnjari 24′ Ballkoçi 76′
KARTON I KUQ: Ballkoçi 76`

Përgatiti: A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"