Golat, Tirana ka problem transfertën. Jashtë fushe bardheblutë dorëzohen para kundërshtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 21:48

Golat, Tirana ka problem transfertën. Jashtë fushe bardheblutë dorëzohen para kundërshtarit

Tirana shënon gol çdo 45 minuta dhe pëson çdo 40 minuta lojë. Bardheblutë janë një nga skuadrat më të çuditshme të Superiores. Si fillim Tirana është një nga ekipet që forcën e ka në shtëpi, pasi nga gjashtë ndeshje të luajtura brenda fushës së vet ka fituar tri dhe barazuar 2, duke humbur vetëm një takim.

tiranaaa

Nga shtatë sfida jashtë “Selman Stërmasit”, tri i ka humbur dhe dy i ka barazuar dhe dy i ka fituar. Bardheblutë janë një nga ekipet elitare për të shënuar gola, me plot 20. Forcën në këtë komponent Tirana nuk e ka brenda fushe, por jashtë, sepse në 13 takime, më shumë ka shënuar gjatë udhëtimeve. Janë dy gola më shumë të shënuar jashtë, pra 11 kundrejt nëntë golave të shënuar në fushën e vet. Për sa u përket golave të pësuar, ata janë 14 me vetëm katër gola në “Selman Stërmasi” dhe dhjetë jashtë fushë, duke treguar se bardheblutë nuk e mbajnë presionin jashtë Tiranës. E kundërta ndodh me pikët, sepse Tirana ka 11 pikë brenda fushe dhe tetë jashtë fushe.

SHPESHTËSIA – Tirana ka shënuar gjatë kampionatit 1.54 gol për takim, por dukshëm është më e fortë jashtë para porte. E kundërta me golat që pëson, sepse merr 1.08 gola për takim, me 1.43 rrjeta jashtë dhe vetëm 0.67 gola për takim të pësuar në fushën e vet. Dy ndeshje i ka mbyllur pa gola, siç është sfida me Teutën dhe Vllazninë. Është në vendin e gjashtë, i njëjti pozicion që ka edhe në pesë javët e fundit të kampionatit. Nuk ka shënuar më shumë se tre gola për takim, si dhe një herë është mundur me një tregolësh.

va

Bëhet fjalë për ndeshjen e Bylisit. Tirana ka tri javë që nuk fiton, ndonëse në këtë moment që flasim ka dyfishin e pikëve që ka pasur skuadra një sezon më parë. Ka ndërruar dy trajnerë si sezonin e shkuar. Buxheti i rrogave shkon më shumë se 70 mijë euro në muaj. Lojtari më i paguar është Majkëll Ngo me 7 mijë euro në sezon, por nuk mbeten pas Kale, Torasa e Batha. Si për çudi, golashënuesi i skuadrës është Edon Hasani me pesë gola të shënuar, duke lënë pas Majkëll Ngonë. Ky i fundit luftoi deri në fund për “Këpucën e Artë” sezonin e shkuar, por u mund nga Rexhinaldo me një gol më shumë në 36 javë.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"