Golat në Shqipëri, Tiranën e “mundin” vetëm… femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 13:33

Golat në Shqipëri, Tiranën e “mundin” vetëm… femrat

Tirana nuk di të nda let. Jo vetëm po fiton, por vazhdon të shënojë me bollëk. Ndaj, dashur pa dashur, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i konsiderojmë si në një “makineri” golash. Janë luajtur vetëm 19 javë dhe bardheblutë kanë arritur kuotën e 49 golave. Shifra të frikshme këto, të cilat nuk i kemi hasur për këtë sezon në asnjë prej kampionateve profesioniste në Shqipëri.

Tirana

Mjafton të kthesh vështrimin në renditjet e përgjithshme të të gjitha kategorive në vendin tonë dhe e kupton këtë. Superiorja, e Para apo e Dyta nuk përbëjnë “rrezikshmëri” për të besuarit e Ze Marias. Askush nuk mund t’i mposhtë sa i përket golavarazhit, paçka se deri diku i afrohen kryesuesit e Skënderbeut. Ata kanë realizuar 1 gol më pak se kryeqytetasit, megjithatë për t’u theksuar është që fakti që kanë luajtur më shumë ndeshje, më konkretisht 5.

tirana5-470x313

Korçarët, pas 24 javësh në total, kanë 48 gola të shënuar. Në kategorinë ku militojnë bardheblutë, kryesuesit e grupit tjetër realizojnë sa gjysma e kryeqytetasve, vetëm 24 rrjeta në 19 javë. As në Kategorinë e Dytë, ku sigurisht që niveli nuk ka të krahasuar me ligat e përmendura më lart, nuk gjen skuadra që mund të “sfidojnë” 24 herë kampionët e vendit.

Vora dhe Elbasani, që kryesojnë grupet A dhe B, kanë shënuar respektivisht 38 dhe 37, në 16 dhe 17 javë. Për të gjetur një ekip që mposht Tiranën, duhet ta kthejmë vështrimin te kampionati i femrave, aty ku futbolli është vetëm në hapat e para dhe konkurrenca është minimale, për të mos thënë që pjesa dërrmuese e ekipeve garojnë sa për të plotësuar numrin.

tiranaa

Dhe për të vërtetuar këtë, mjafton të shohësh që Kinostudio ka shënuar 70 gola në vetëm 10 javë. Në po kaq ndeshje Apolonia numëron 63 rrjeta, ndërsa Vllaznia ka 51 gola për 9 takime.

SHPËRNDARJA – Te Tirana nuk varen vetëm nga sulmuesit. Edhe pse Junus Sentamu dhe Majkëll Ngoo janë një garanci më shumë për bardheblutë, gjë që kuptohet prej faktit që së bashku e kanë gjetur plot 21 herë rrjetën, nuk janë të vetmit që shënojnë.

tirana5-470x3131-470x313

Skuadra që vjet ra nga kategoria, pasi nuk kishte një lojtar që t’ia shtynte topin në rrjetë, këtë sezon ka plot 16 autorë golash. Këtë vit ka shënuar 6 gola Karabeci, 4 Greca, 3 Halili, 2 Bardhi-DajaQilimi, ndërsa shijen e golit e kanë provuar nga 1 herë edhe Turtulli, Çelhaka, Hoxhallari, Maveje, Vrapi, Doka, Cake e Muçi. Mbi 2.6 gola për ndeshje është një mesatare realisht e kënaqshme për ekipin më të titulluar në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"