Golat në fund, Tirana vuan si Milani. Bardheblutë do ishin në krye nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:23

Golat në fund, Tirana vuan si Milani. Bardheblutë do ishin në krye nëse…

Tirana dhe Milani kanë një të përbash kët të madhe. Të dyja skuadrat luajnë mirë në pjesën e parë, por dorëzohen në të dytën, duke shkatërruar ndeshjen dhe duke humbur ndeshje dhe pikë shumë të vlefshme. Madje, Tirana gjatë këtyre 12 javëve ka humbur mundësinë për të qenë në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. 

tiranaaa

Me një llogaritje të thjeshtë, nëse ndeshja do të mbyllej me rezultatin që skuadra fikson në fund të pjesës së parë, Tirana sot do të ishte e para në klasifikim. Jo vetëm kaq, por ekipi do të kishte 21 pikë, dy më shumë se ç’ka sot në renditjen e Kategorisë Superiore dhe një më pak sesa kanë të kuqtë e vendit të parë, Partizani.

Paçka se ka ulje-ngritje në ndeshje të caktuara, më shumë bardhebluve u rëndon gabimi në Durrës, ku në fund të lojës humbën dy pikë, pas golit të Hoxhës. Bardheblutë me golaverazh do të ishin shumë poshtë, 11-7, kundrejt 19-12 që kanë aktualisht në renditje.

tirana

Ndryshime të vogla, por që bëjnë diferencën në fund të kampionatit. Shkurt, Tirana është si Milani në Serinë A. Arrin të dominojë pjesën e parë, gjatë shumë takimeve, por zhgënjen në ndeshje të caktuara në 45-minutëshin e dytë, duke pësuar gola momentet e fundit, siç i ka ndodhur në Durrës apo Vlorë ku vetëm në shtesë ka humbur katër pikë. Goxha shumë për një skuadër që kërkon titullin kampion në fund të këtij kampionati.

ZHGËNJIMET Në klasifikimin e veçantë të pjesës së parë, Partizani është në vendin e dytë me 19 pikë. Ndjekin Kukësi e Bylisi. Surpriza është Vllaznia në vendin e pestë, por me 16 pikë.

golat

Nëse takimet do të mbylleshin me rezultatin e pjesës së parë, Teuta do të kishte 13 pikë, Laçi një pikë më shumë, ndërsa në vendin e fundit do të mbretëronte Luftëtari, ndërsa Flamurtari dhe Skënderbeu do të kishin 10 dhe 11 pikë.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"