Golat në Europë, gjermanët bëjnë ligjin/ Rekordi i “elitës” në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 23:43

Golat në Europë, gjermanët bëjnë ligjin/ Rekordi i “elitës” në futboll

Liga gjermane është zgjuar nga “gjumi dimëror” pas pushimeve të gjata, si rezultat edhe i zhvillimi të Botërorit në një stinë të pazakontë. Gjithsesi, kujtime të tilla i përkasin së shkuarës. Bajerni kryesues do ta niste me këmbën e gabuar vitin e ri në kampion, aty ku Lajpcigu do t’i rezistonte “artilerisë” bavareze në barazimin plot emocione dhe polemika 1-1.

BUNDESLIGA5

E shtuna do të vazhdonte surprizat me Këlnin e frikshëm, aq sa të merrte përmasat e Bajernit në të tilla shifra, 7-1 do të mbyllej takimi ndaj Verderit. Volfsburgu do të çudiste këdo në sfidën me Fraiburgun. Të besuarit e Kristian Straish kishin filluar të hipnotizonin edhe Lotar Mateusin mbi përfshirjen e tyre në garën e titullit. Përfundimi do t’i kthente në hipotezë arsyetimet e Mateusit, pasi shifrat do të ishin tenistike 6-1 në suksesin e “Ujqërve”. Mbyllja e raundit të 16-të përkon edhe me zbritjen në fushë të Dortmundit.

1

Verdhezinjtë rrëmbyen 3-pikëshin e parë për këtë vit të ri kalendarik mes drithërimash, e ku për fatin e tyre të mirë gjithçka do të përfundonte me triumf në “përplasjen” me Augsburgun, 4-3. 42 do të rezultonte numrin i golave totalë nga 9 takime të zhvilluara gjithsej në Bundesligë, e përkthyer me rekord në sezonin aktual pas 16 xhirosh të luajtura. E dhëna në fjalë është tregues se kjo javë në Gjermani ka prodhuar numrin më të lartë të golave në sezonin 2022-‘23 në lidhje me “top-5” Ligat kryesore si Premier Liga, La Liga, Bundesliga, Seria A dhe Ligë 1.

Për më tepër pa ndonjë kontribut të vyer në arritjen e kësaj kuote nga emblema e Bundesligës në vitet e fundit, Bajern Mynih. “Rekordmenët” shënuan vetëm një rrjetë ndaj Lajpcigut.

3

Raundi i 7-të prezantoi një panoramë krejt të panjohur në radhët e kampionatit gjerman, thatësirën e nuhatjes së golit, e thënë ndryshe vetëm 17 goditje të përfunduara në kuadrat, me mesataren e javës 1.88 konkretizime për takim. Ndërsa numri total i finalizimeve pas 16 raundesh kap kuotën e 472 golave, e cila është e barabartë me mesataren 3.27 konkretizime në ndeshje.

2

* (Totali i golave pas 16 raundesh=471 finalizime, e përkthyer me mesataren e përgjithshme 3.27 konkretizime për ndeshje.)

* (Rezultati më i thellë përkon me javën e 16-të, aty ku takimi Këln-Verder dhuroi 8 gola, asnjë përballje gjatë këtij sezoni nuk e ka arritur këtë shifër në një ndeshje të vetme.)

* (Xhiroja e 7-të e Bundesligës dhuroi mesataren më të dobët në spektrin e goditjeve të përfunduara në kuadrat, me 17 të tilla, e cila përkon me mesataren 1.88.)

* (Bajern Mynih, Këln, Eintraht Frankfurt dhe Borusia Mynshengladbah janë ekipet me më shumë përfshirje në goleadat me 3 precedentë, por vlen të theksohet se vetëm kampionët në fuqi të ligës ia kanë dalë të korrin sukses.)

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"