Golat ndaj Juventusit kthehen në “asist” për Atletikon, ja shuma që kërkojnë spanjollët për transferimin e Moratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 16:57

Golat ndaj Juventusit kthehen në “asist” për Atletikon, ja shuma që kërkojnë spanjollët për transferimin e Moratës

Alvaro Morata nuk ka qenë vetëm protagonist brenda fushe, por edhe jashtë saj. Spanjolli ka qenë arsyeja për të cilën para ndeshjes janë takuar Andrea Berta dhe Federiko Kerubini, përgjegjësit e merkatove respektive, të cilët kanë biseduar edhe një herë tjetër mbi të ardhmen e sulmuesit spanjoll, që kërkohet me ngulm nga bardhezinjtë.

MORATA

 

Marota, që ka kaluar sezonin e fundit i huazuar në Torinos, është rikthyer në Madrid pasi Atletiko tashmë kërkon shitjen përfundimtare të tij dhe jo më formulën e huazimit.

Problemi ama përveç formulës është edhe vlera e kartonit, pasi Atletiko kërkon 35 milionë euro për shitjen e tij, një shifër larg mundësive aktuale të Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"