“Golat me Kombëtaren nuk krahason fare me ato në klub”, Cikalleshi: Kam qenë në limite për të dëmtuar shtyllën kurrizore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 0:19

“Golat me Kombëtaren nuk krahason fare me ato në klub”, Cikalleshi: Kam qenë në limite për të dëmtuar shtyllën kurrizore

Sokol Cikalleshi është padyshim futbollisti më në formë i Kombëtares shqiptare. Bomberi kuqezi, realizoi 3 gola në 2 ndeshjet e fundit.

Cikalleshi goli

Në një lidhe live për “Procesin Sportiv” nga Turqia, 30-vjeçari nga Kavaja, analizoi ecurinë e tij, teksa u ndal edhe te festimi i golit të parë ndaj Kazakistanit, ku për pak rrezikoi një dëmtim serioz.

Forma- Ndihem mirë. Shpresoj të vazhdojë kjo më gjatë. Futbolli ka ulje ngritjet e veta. Në këto moment unë jam në ngritje. Dje isha titullar, fituam ndeshjen, çdo gjë po shkon ashtu siç duhet.

Këto ndeshjet e fundit e kam ndihmuar Kombëtaren, nuk është vetëm meritë e imja, ka funksionuar i gjithë ekipi. Të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Dënimi- Sa shumë flitet për këtë dënimin. Nuk duhet të merremi me gjërat që ndodhin brenda familjes. Të shijojmë momentin. Kemi bërë punë të mirë. Kemi bërë detyrën, ta gëzojmë këtë fitim të vogël.

Synimi? Bogdani është akoma larg. Duhet akoma shumë punë. Ata nis me kavajasin tim Rraklli. Të përqendrohemi te kjo njëherë.

Mungesat- Nuk do ta kishim kënaqësinë e ndeshjes së fundit, po të ishim ne (Hysaj, Roshi, etj), në ndeshjet e tjera. Ishim favoritë në këtë grup, duke hequr mënjanë Bjellorusinë. Unë jam në kulmin e karrierës, jam në kulmin tim.

Mosha- Është thënë shpesh që Cikalleshit, Sadikut, Balajt po i vjen fundi. Unë kam besim te vetja, që edhe për disa vite do të bëj maksimumin. Sulmi i Kombëtares nuk është pronë e askujt. Gjërat ndryshojnë shumë shpejt, sidomos në futboll. Cikalleshin do e keni gjithmonë të hapur për çdo gjë. Unë nuk i shmangem asgjëje.

cikalleshi

Festa e golit – Kam qenë afër limiteve për t’u dëmtuar. Nuk i mendoj më parë festimet. Më parë të shënoj, pastaj të festoj. Më ka ndihmuar Zoti. Kam qenë në limite për të dëmtuar shtyllën kurrizore. Fusha kishte probleme, e kemi ndjerë këtë gjë. Faleminderit Zotit që arritëm të fitoren.  Kemi bërë vetëm detyrën, kemi gjëra për të përmirësuar.

Golat që të kanë shijuar më shumë? Golat e Kombëtares kanë kënaqësi krejt ndryshe. Të shënosh për ekipin Kombëtar, nuk krahasohet fare kënaqësia.

Dedikimi i golave- Mbështetja më e madhe është familja, bashkëshortja bashkë me vajzën”, u shpreh Cikalleshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"