“Golat do vijnë shumë shpejt”, flet Piontek: Kur të largohem dua të vlej 60 ose 70 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 15:19

“Golat do vijnë shumë shpejt”, flet Piontek: Kur të largohem dua të vlej 60 ose 70 milionë euro

Milani po kalon një moment shumë të vështirë këtë sezon, teksa në 12 ndeshje të zhvilluara kanë grumbulluar vetëm 13 pikë, shumë pak për një skuadër me një emër kaq të madh.milan

Përveç rezultateve, një problem tjetër te kuqezinjtë ka qenë edhe reparti i sulmit, i cili këtë sezon duket shumë dobët. Pritshmëritë për Kristof Piontek ishin të mëdha këtë sezon të ri, por duket se po ndodh e kundërta.

Për këtë ka folur edhe vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur, se golat do vijnë shumë shpejt. “Milani pagoi 38 milionë euro për mua dhe unë do bëj gjithçka që në rast se ndërroj skuadër, të vlej  60 ose 70 milionë euro. Unë isha i mahnitur nga tifozët e Milanit, për mënyrën se si ata më pritën kur u transferova atje.

Kam pasur një rritje të menjëhershme, por unë gjithmonë qëndroj me këmbë në tokë. Jam në fillimet e karrierës sime, duke ditur që është vetëm sezoni im i dytë në Itali. Piatek Milani

Momenti i vështirë të Milani këtë sezon? Ne krijojmë pak raste si ekip, prandaj vuajmë edhe ne sulmuesit. Tani ne po përmirësohemi, dhe shënimi i golave për ne është vetëm çështje kohe.”, u shpreh Piontek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"