Golat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të paprekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 20:48

Golat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të paprekur

Vllaznia, pavarësisht se ndodhet në vendin e 5-të në tabelën e renditjes, është skuadra e parë së bashku me Dinamon për golat e pësuar. Ajo ka pësuar 13 gola në 8 javë, gjë që ka sjellë ndoshta edhe ato probleme që skuadra po kalon tani. Me përjashtim të përballjes ndaj Skënderbeut, e mbyllur me shifrat 0-0, skuadra shkodrane nuk ka mbyllur asnjë sfidë tjetër pa pësuar gol.

EGNATIA VLLAZNIA

Kjo është pikërisht pika më e dobët e kësaj skuadre. Një sezon më parë kuqeblutë kanë pësuar vetëm 20 gola, një gjë që i dha të drejtën që të renditej e dyta në kampionat dhe ta humbiste vetëm prej golaverazhit atë.

Ndërsa një rezultat për rekord ishte ai i golave të shënuar një sezon më parë në Kupë e po aq ishte edhe ai i golave të pësuar, ku Vllaznia në Kupë nuk pësoi asnjë gol, ndërsa këtë sezon edhe në përballjet e Kupës, pavarësisht se përballë ka pasur ekipe inferiore, sërish nuk ka arritur që të mbajë portën të paprekur. Pësimi i golave te Vllaznia tani është kthyer në çështje.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"