Golashënuesi Lluca: Nuk heqim dorë nga mbijetesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2013 | 13:06

Golashënuesi Lluca: Nuk heqim dorë nga mbijetesa

Shkumbini-Flamurtari-0-3-e-Fitorja e arritur të shtunën përballë skuadrës së Bylisit ka sjellë tjetër atmosferë në kampin peqinas, pasi me këtë sukses peqinasit mbajnë ndezur shpresat për të siguruar mbijetesën. Autori i golit të fitores, Emiljano Lluca, në një prononcim për “Panorama Sport” nuk e fsheh gëzimin e shënimit të golit të fitores, por gjithashtu shpreson që skuadra të sigurojë mbijetesën. “Mendoj se përballë Bylisit kemi arritur një fitore të vështirë, por të merituar, pasi ishte një sfidë që e kishim vlerësuar në maksimum. Vetë pozitat në të cilat ndodheshim na detyronin që të kërkonim marrjen e tri pikëve për të mbajtur gjallë shpresat për të realizuar objektivin që është mbijetesa. Sa i takon golit, natyrisht që jam ndier i lumtur në momentin e realizimit, pasi e gjithë skuadra po e kërkonte me ngulm golin e dytë dhe ia arritëm qëllimit. Tashmë shpresojmë që deri në fund të kampionatit të arrijmë vetëm fitore dhe sigurisht që nga ana tjetër urojmë që edhe rivalët për mbijetesë të gabojnë në përballjet e tyre”, – pohoi sulmuesi Lluca. Ndërkohë, në tri javët e mbetura të kampionatit, skuadra e Shkumbinit do të përballet me Laçin, Tomorin dhe Luftëtarin, ndaj edhe misioni për të mbijetuar nuk është aspak i lehtë. Peqinasit jo vetëm duhet të marrin 9 pikët e plota në vazhdim, por edhe të shpresojnë te ndonjë hap flas i rivalëve direkt.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"