Gola të ngjashëm, Ramos shpëton në fund Realin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2016 | 18:20

Gola të ngjashëm, Ramos shpëton në fund Realin (VIDEO)

Barcelona dhe Reali i Madridit janë ndarë në barazim 1-1 në “El Klasikon” e vlefshme për javën e 14 të La Liga-s të zhvilluar në “Kamp Nou”. Ndeshja e shumëpritur nga gjithë bota e futbollit dhuroi emocione të mëdha, teksa u zhvillua një lojë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat.

barca real

Pjesa e parë e takimit ishte disi nën rimtin e zakonshëm të historikut të kësaj ndeshjeje dhe u mbyll pa gola. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Luis Suarez që kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 53-të, teksa realizoi duke goditur me kokë një top të krosuar nga Nejmar me goditje dënimi.

suarez2

Reali nuk u dorëzua dhe kërkoi të barazonte shifrat deri në fund të takimit. Golin e gjeti i zakonshmi i minutave të fundit, Serxhio Ramos, i cili në të 90-n, goditi saktë me kokë një top të krosuar nga Modriç ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

ramos

Pas këtij takimi, Reali vazhdon të mbetet i pamposhtur duke kryesuar klasifikimin me 34 pikë të grumbulluara. Ndërkohë Barcelona e ndjek në vendin e dytë me 28 pikë.

Barcelona 1 – 1 Real Madrid
Suarez 53′ / Ramos 90′

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen; Serxhi Roberto, Pike, Maskerano, Alba; Buskets, Rakitiç (Iniesta 60′), Andre Gomes (Turan 78′); Suarez, Mesi, Nejmar (D. Suarez 87′).
Trajner: Luis Enrike

Real Madrid (4-2-3-1): Navas; Karvahal, Varan, Ramos, Marselo; Kovaçiç (Diaz 86′), Modriç; Lukas Vazkez, Isko (Kasemiro 66′), Ronaldo; Benzema (Ansenio 77′).
Trajner: Zinedin Zidan

Gjyqtar: Klos Gomez

KV: Nejmar 28′, Suarez 75′, Buskets 84′, Masherano 89′ / Isko 13′, Karvahal 80′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"