Gola për vitrinë, shqiptari i Levantes më mirë se… Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 17:46

Gola për vitrinë, shqiptari i Levantes më mirë se… Mesi

Enis Bardhi rikthehet të shënojë nga ata gola, që mund të jetë kandidat për “më i bukuri i sezonit”. Goli me goditje dënimi ndaj Getafes rihap sërish debatin nëse mesfushori shqiptar është goditësi më i mirë në Spanjë. Në këtë sezon dhe në atë të kaluarin, Bardhi ka shënuar 6 gola nga faullet. Viktimat e tij kanë qenë: Deportivo, Sociedadi, Atletiko e Bilbaos, Leganesi, Eibari dhe Getafe.

enis bardhi

Këto shifra japin sinjalet se lojtari me origjinë shqiptare, i harruari nga De Biazi, është rivali i vetëm i Leo Mesit në goditjet e dënimit. Numri 10 i Barçës ka shënuar 7 me faulle direkte në 2 sezonet e fundit. Ai ka shënuar një më shumë, por e dhëna që favorizon Bardhin është fakti që ai i ka shënuar 6 gola në 22 tentativa, ndërsa Mesi 7 në 58. “Sigurisht që kam parë shpesh videot e Mesit dhe Ronaldos, të cilët godasin shumë mirë. Por, unë kam stilin tim”, thotë Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"