Gola nga stoli dhe eksperiencë, Sevija duhet pasur frikë prej bavarezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 18:15

Gola nga stoli dhe eksperiencë, Sevija duhet pasur frikë prej bavarezëve

Është normale që përpara një “tanku” si Bajerni i Mynihut, çdokush do të kishte frikë që të përplasej, por shorti zgjodhi Sevijën që t’i dilte përballë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Edhe pse në letër ky duket një duel mjaft i lehtë për kampionët e Bundesligës (pritet të bëjnë vetëm formalitetin për titullin), ky turne ka treguar se surprizat nuk mungojnë kurrë, prandaj edhe në Mynih nuk është se do ta nënvlerësojnë kundërshtarin. Arsyeja kryesore për të mos e bërë këtë është eksperienca e tyre e madhe në Europë.

sevijaa

Ndoshta, nuk kanë shumë në Ligën e Kampioneve, por andaluzianët janë rekordmenët absolutë të Ligës së Europës, me pesë suksese, që të gjithë të fituara në 13 vitet e fundit (2005- 2006, 2006-2007, 2013-2014, 2014- 2015, 2015-2016). Kjo do të thotë se kjo skuadër është shumë e ftohtë kur bëhet fjalë për të luajtur në arenën kontinentale, madje e ka më të lehtë sesa të shprehet në kampionatin spanjoll, por në të njëjtën kohë, sivjet bëri një tjetër “mrekulli”, duke eliminuar në 1/8- at, Mançester Junajtid.

Ky ishte një sinjal i fortë nga ana e Sevijës, tashmë të drejtuar nga Vinçenco Montela. Trajneri italian i ka dhënë një tjetër frymë grupit, pasi ka arritur edhe finalen e Kupës së Mbretit. Forca e Sevijës në këtë vit 2018 ka qenë stoli, siç u konfirmua edhe në duelin e fundit të Champions-it. Nëse Korrea është arma e fortë që vjen nga stoli dhe shënon në 47 për qind të rasteve në La Liga, në Europë është Ben Jeder, i cili pasi shkeli barin e “Old Trafford”-it në të 72-ën, i mjaftuan gjashtë minuta për të realizuar një dopietë (74 dhe 78), e cila do t’u lejonte kualifikimin përballë skuadrës së Zhoze Murinjos.

Pikërisht këto surpriza, këto cilësi të goleadorëve të talentuar që ka nën urdhrat e tij Montela, janë ato nga të cilat Bajerni duhet të bëjë shumë kujdes. Sevija është një ekip që luan i gjithi në sulm, ndaj gjermanët duhet ta vlerë- sojnë me kujdes rivalin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"