Gola në debutim dhe pak Milan në emër, 5 ‘sekretet’ e Asensios/ Ja pse feston me sytë nga… qielli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 23:55

Gola në debutim dhe pak Milan në emër, 5 ‘sekretet’ e Asensios/ Ja pse feston me sytë nga… qielli

Nuk është mister që Milani synon Marko Asension e Realit të Madridit. Ekziston nyja e rrogës për t’u zgjidhur, por marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe po studiojmë një formulë që mund t’u pëlqejë të gjithëve.

asensio-ac-milan-min

Sigurisht, lojtari më pas do të duhet të bëjë një hap të rëndësishëm drejt kuqezinjve, me një kërkesë page që mund të plotësohet nga Milani. Ndërkohë, le ta njohim më mirë përmes 5 kurioziteteve të raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”.

ORIGJINA – Nëna e tij, Maria Gertruida Margareta Vilemsen. E lindur në Holandë dhe një admiruese e madhe e Marko van Bastenit, prej nga vjen emri i djalit të saj të dytë. Me pushime në Majorka, Maria njohu bashkëshortin e saj, Gilberto. Ai bask, ajo holandeze, ata ndërtuan familje dhe Igor e Marko i plotësuan në dashurinë e tyre.

Në vitin 2006, bashkëshortët Asensio takuan Florentino Perezin, me pushime në Palma, ku ai e ka mbajtur gjithmonë jahtin e tij. Maria erdhi dhe i tha presidentit të atëhershëm në dorëheqje nga “Casa Blanca”: “Një ditë djali im do të luajë për Real Madridin”. Ajo kishte të drejtë. Kjo anekdotë u kujtua nga Perez në ditën e prezantimit të Asensios në “Bernabeu”. Nëna e tij, Maria, ndërroi jetë në gusht të vitit 2011, e goditur nga një kancer që nuk i dha asnjë shans mbijetese. Një tragjedi që shënoi Markon, i cili për këtë arsye feston gjithmonë golat e tij duke treguar qiellin.

BILBAO E REFUZOI – Babai i Asensios, Gilberto, siç thamë, është bask dhe emigroi në Gjermani si futbollist për të luajtur në Asen. Kur u kthyen, ai firmosi me Barakaldon, një klub historik dhe më pas u transferua në Basurto dhe Erandio, klube të vogla të futbollit bask. Babai i Asensios ishte tifoz i Atletikos së Bilbaos dhe i propozoi klubit që ta çonte djalin e tij në akademi, por Marko u refuzua për kriteret e pranueshmërisë. Ky ishte një zhgënjim i madh për babain e tij.

PRAG MARTESE – Disa javë para se të ngrinte Champions-in e tij të tretë, Marko Asensio kërkoi dorën e Sandra Garalit, duke u gjunjëzuar në një restorant të njohur të Madridit. Ata kanë jetuar së bashku për disa kohë me qentë, Zarpas, Bodo dhe Romë. Ajo është nga Madridi, ndër pasionet e saj të shumta janë sporti, poezia dhe karriera e modelingut, teksa studion për arkitekturë dhe dizajn në Universitetin Politeknik të kryeqytetit spanjoll.

GOLA DEBUTUES – Me Realin e Madridit, nën urdhrat e Zidanit, Asensio debutoi në Superkupën Europiane kundër Seviljes më 9 gusht 2016 dhe shënoi pas 21 minutash. 12 ditë më pas ishte ndeshja e tij e parë në La Liga, në transfertë kundër Real Sociedadit: një tjetër gol.

marco-asensio-ac-milan

Muaji tetor po vjen. Debutimi i Champions kundër Legia Varshavës: një tjetër gol. Pastaj Kupa e Mbretit ku kundërshtari ishin modestët e Kultural Leonesa dhe Asensio shënoi përsëri. Në gusht 2017, ai bëri paraqitjen e tij të parë në Superkupën e Spanjës, në “Camp Nou”: ishte i tiji goli i 3-1. Gjithmonë në debutim ka arritur të shënojë, por kjo nuk i ndodhi me kombëtaren spanjolle për të cilën shënoi për herë të parë në paraqitjen e 17-të.

FATI – Marko Asensio ka mbështetur gjithmonë Real Madridin, por karriera e tij mund të kishte marrë rrugë të tjera. Pjesë e akademisë së Majorkës për pak sa nuk përfundoi te Barcelona, por katalanasit dëshironin të paguanin 4.5 milionë me këste. Nga situata përfitoi Reali që i pagoi shumën menjëherë. Pjesa tjetër është histori e njohur.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"