Gola me “telekomandë” në Kategorinë e Dytë, shikoni si shpërthejnë rrjetat në minutat shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 17:20

Gola me “telekomandë” në Kategorinë e Dytë, shikoni si shpërthejnë rrjetat në minutat shtesë

Grupi A i Kategorisë së Dytë vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në këtë fund sezoni. Nëse një javë më parë Luzi fitoi 15-1 ndaj Internacional Tiranës, ndjekësi i tij më i afër në këto momente, Veleçiku, ka bërë edhe më mirë.

kategoria-e-dyte

 

Në duelin e sotëm të luajtur kundër Bulqizës në transfertë, Veleçiku ka fituar me shifrat 15-0, ku vetëm 3 gola u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën portieri i vendasve nxori 12 herë sferën nga rrjeta. Tre nga këto gola erdhën pas minutës së 90.

278888239_522090382874229_7712055721688103402_n

Megjithatë, goleada nuk i ka mjaftuar Veleçikut për të kaluar Luzin, pasi ky i fundit fitoi 4-1 ndaj Adës. Gjithashtu, në hapin e ndjekësve të skuadrës së Luzit është edhe Oriku, i cili mundi 8-0 Gramshin. Edhe në këtë ndeshje, sfida u kthye goleadë në fund, me 5 gola të shënuar pas minutës së 90.

278839988_489906602921784_5047660600745998094_n

REZULTATET 

ORIKU-GRAMSHI 8-0
Golat: Çapoj 42′, Shema 69′, Kongjoni 84′, 90′ (p), 90+2′, 90+5′, 90+6′, Tahiraga 90+4′

BULQIZA-VELEÇIKU 0-15 (Në Kamzë)
Golat: Dibra 1′, 48′, Delaj 20′, 25′, 58′, Rrustemaj 49′, 51′, 82′, 83′, 90, Shekaj 63′, 64′, 90’+2′, Bega 73′, 90’+4′ (p)

LUZI 2008-ADA 4-1

ELBASANI-SHËNKOLLI 3-5 (Në Pezë)

KLOSI-INTERNACIONAL (Skuadra mike nuk u paraqit)

NESER:

MURLANI-ILIRIA

RENDITJA: Luzi 52 pikë, Veleçiku 50, Oriku 50, Gramshi 35, Murlani 31, Iliria 30, Shënkolli 25, Bulqiza 24, Ada 18, Klozi 12, Internacional Tirana 3.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"