Gola e shpejtësi skëterrë, sulmuesi që po shkëlqen me Napolin kërcënon Romën e Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 9:21

Gola e shpejtësi skëterrë, sulmuesi që po shkëlqen me Napolin kërcënon Romën e Murinjos

Nëse Napoli është realiteti më i bukur italian, por mbase edhe europian këtë sezon, atëherë ai përfaqësohet nën emrin e një bomberi, që gjithashtu ka nisur të lakmohet nga të gjithë. Bëhet fjalë për Viktor Osimhen, i cili po shenjtërohet ndeshje pas ndeshjeje si një ndër më të fortët në Europë dhe në botë, në rolin e tij dhe pse jo, gati për të shkruar në vazhdim kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së tij.

osimhen

Por ndërkohë, Napoli e ka të vetin dhe nuk kërkon ta lëshojë, pasi Osimhen ndoshta flet fare pak nëpër media, por ai di ta bëjë shumë mirë këtë me golat e tij.

Dhe numrat e tij thotë 13 gola në 15 prezenca në kampionat, madje 11 prej tyre i ka shënuar nga 16 tetori ndaj Bolonjës e deri në derbin e të shtunës në Salerno.

Të përkthyer ndryshe këto shifra thonë, 1 gol çdo 96 minuta në Serinë A, ose një çdo 102 minuta, nëse llogarisim edhe golin e vetëm dhe prezencat e regjistruara në Champions.

Në të njëjtën kohë, Osimhen është gjithashtu golashënuesi i tretë më i mirë i Europës për momentin, pas Halandit me 25 dhe Kejnit me 16, ndonëse këta të dy kanë në favorin e tyre edhe goditjen e penalltive, respektivisht 4 dhe 2 gola nga pika e bardhë, ndërsa nigeriani i Napolit asnjë.

Dhe kjo nuk është pak kur flitet për numra. Madje, duke qëndruar te shifrat, Osimhen ishte edhe ai që vendosi shpejtësinë më të lartë në këtë sezon të Serisë A, teksa ndaj Salernitanës ofroi një sprint prej 35.5 kilometrash në orë. Çfarë mund të kërkosh më shumë se kaq nga një bomber?!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"