Gola dhe spektakël, Maliqi barazon me Sopotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2017 | 21:32

Gola dhe spektakël, Maliqi barazon me Sopotin

Është mbyllur në barazim 3- 3, miqësorja mes Maliqit dhe Sopotit e zhvilluar në fushën sportive “Jovan Asko”, të qytetit juglindor. Ndeshja ka nisur vrullshëm për vendasit, ku Klejdi Rapo kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 15- të. Tetë minuta më vonë ishte mesfushori Make ai që dyfishoi shifrat për ekipin e Maliqit.

Maliqi

U duk sikur sfida do fitohej me goleadë nga maliqarët, por zëvendësimet e shumta të bëra në fraksionin e dytë të ndeshjes, ndryshuan komplet rrjedhën e lojës. Sopoti arriti të përmbyste rezultatin duke shënuar plot tre herë në portën e Maliqit, falë dopietës së Seferit dhe golit të Goxhit.

Goli i Sopotit

Për të shmangur humbjen e vendasve mendoi një prej lojtarëve më të mirë të sezonit të shkuar, Xhulian Trëndafili, i cili në minutën e 80-të barazoi shifrat në 3-3. Vlen për t’u përmendur korrektësia e treshes së gjyqtarëve me kryesorin Hamzain, të cilët arritën ta menaxhonin me profesionalizëm këtë takim miqësor.

Si Maliqi ashtu edhe Sopoti bëjnë pjesë në Kategorinë e Dytë në Grupin e Jugut. Maliqi parashikohet të jetë një prej ekipeve pretendente duke parë edhe përforcimet që ka bërë.

Ildi Merolli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"