Gola dhe spektakël/ Arbi Pengu, talenti pogradecar që po shkëlqen te liqenorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 22:22

Gola dhe spektakël/ Arbi Pengu, talenti pogradecar që po shkëlqen te liqenorët

Arbi Pengu, talenti pogradecar që është duke shkëlqyer në kampionatin e moshave! Edhe pse vetëm 18-vjeç, mesfushori është shndërruar në një lider te skuadra liqenore, teksa në sfidën e fundit ndaj Elbasanit, i magjepsi të gjithë me formën e tij, duke realizuar plot 3 gola. Një rendimet ky që do e kishte zili çdo bomber.

pjimage (54)

Këtë sezon Pengu, është grumbulluar jo pak herë edhe nga trajneri i ekipit të parë, Ardian Abazaj. Në kampin liqenor dhe jo vetëm të gjithë besojnë tek e ardhmja e ndritur e mesfushorit, madje futbollisti këtë sezon firmosi edhe kontratë afatgjate me klubin që militon në Kategorinë e Parë.

pENGU

Në karrierën e tij të suksesshme, Arbi numëron edhe 3 prezenca me Kombëtaren U-17. Ai është aktivizuar në sfidat ndaj Moldavisë, Turqisë dhe Anglisë. Me këto rritmi të kënaqshme, gjasat janë të mëdha që pas Endri Çekiçit, një tjetër talent pogradecar t’i bashkohet sistematikisht ekipeve kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"