Gola dhe asiste, Sherif Kallaku përshtatet shpejt në kampionatin kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 18:37

Gola dhe asiste, Sherif Kallaku përshtatet shpejt në kampionatin kroat

Spikati në Shqipëri dhe është përshtatur si duhet dhe shpejt në Kroaci. Sherif Kallaku ishte një ndër lojtarët që bënte diferencën një sezon më parë, në Kategorinë Superiore.

KALLAKU

Organizimi dhe vizioni i lojës, asistet dhe golat e bënin atë që të udhëhiqte jo pak ndeshje në skuadrën e Teutës drejt sukseseve të vjetshme, si në kampionat edhe në Kupën e Shqipërisë dhe Superkupë, dy trofe të fituar nga Teuta në sezonin e 100-vjetorit të themelimit. 16 golat në sezonin e shkuar, mes kampionatit dhe Kupës, nuk ishin aspak një rastësi.

Kallaku u përshtat menjëherë në elitën e futbollit kroat. Deri më tani, 22- vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit, prej të cilave 12 të nisura që nga minuta e parë si titullar. Futbollisti i Kombëtares, mund të luajë fare mirë si “numër 10”, por jo pak herë është aktivizuar edhe në lojën nga krahët, në manovrën sulmuese të ekipit me shumë shqiptarë në organikë. Shpesh i pafat, teksa sferat e goditur prej tij janë ndalur në shtyllë, por gjithsesi tri asiste dhe dy gola të shënuar në vetëm muajt e parë në një kampionat dhe realitet të ri futbollistik, janë tregues për një futbollist me cilësi dhe aftësi për ta bërë hapin cilësor në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"