Gol, traversë dhe asist ndaj Lushnjës, Nedeljkoviç: Duam finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 15:16

Gol, traversë dhe asist ndaj Lushnjës, Nedeljkoviç: Duam finalen e Kupës

Autori i njërit prej golave të Flamurtarit, ka komentuar fitoren e arritur përballë Lushnjës. Një nga lojtarët më aktivë, Ivan Nedeljkoviç, është shprehur se vlonjatët fituan edhe pse vinin me disa mungesa në këtë përballje: “Flamurtari kishte shumë mungesa në takimin e sotëm (dje).

Nedel-kuqezi-696x522

Fitorja është shumë e rëndësishme, pasi tri pikët mungonin te Flamurtari prej 9 ndeshjesh. Kemi fituar me meritë dhe kemi pasur shumë raste. Tani presim sfidën e të mërkurës, pasi Flamurtari kërkon finalen.

Jam i kënaqur me lojën, shënova gol, traversë dhe dhashë asist te  goli i dytë. Rëndësi ka fitorja”, ka deklaruar në fund të ndeshjes, futbollisti serb i vlonjatëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"