Gol pas vetëm 8 sekondash, Kilië Mbape shkruan emrin në historinë e Francës me rekordin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 23:03

Gol pas vetëm 8 sekondash, Kilië Mbape shkruan emrin në historinë e Francës me rekordin e ri

Kilië Mbape ishte protagonist kryesor në fitoren 1-7 që PSG arriti kundër Lilës në javën e tretë të kampionatit francez.

mbape

Ai gjithashtu ka shkruar dhe emrin e tij në historinë e “Ligue 1” me golin e tij të parë në këtë sfidë, pas vetëm 8 sekondash lojë.

Skema perfekte që solli avantazhin e kampionëve të Francës në fuqi, ishte gjithashtu dhe goli më i shpejtë që është shënuar ndonjëherë në historinë e këtij kampionati.

Gjithashtu PSG ka shënuar 17 gola në 3 ndeshjet e para dhe me këto ritme, kjo skuadër mund të arrijë shumë shpejt kuotën e 100 golave në kampionat.

LEXO EDHE: VIDEO/ Skemë perfekte! PSG gjen golin pas 8 sekondash lojë me dyshen Mesi-Mbape

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"