Gol pas plot 87 ditësh, Dibala: Shumë i lumtur, nuk di si ta shpjegoj këtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 11:32

Gol pas plot 87 ditësh, Dibala: Shumë i lumtur, nuk di si ta shpjegoj këtë…

Pas dëmtimit ndaj Sasuolos në 10 janar kishin kaluar 87 ditë nga hera e fundit që Paulo Dibala kishte prekur fushën e lojës, por dje, pas vetëm 4 minutash, argjentinasi pikturon një nga magjitë e tij me të majtën, e cila mbylli hesapet me tri pikët ndaj Napolit. Nëse numri 10 bardhezi nuk kërkoi që të flasë për median në fund të takimit, nuk mungoi postimi i tij për fitoren:

dibala

“Jam më shumë se i lumtur. Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi. Ishte një fitore madhështore dhe tani të vazhdojmë kështu. Të gjithë së bashku deri në fund Juve”.

Dhe ndoshta me golin magjik të realizuar dje Dibala u ka dhënë një mesazh të fortë edhe drejtuesve për të nxituar rinovimin e kontratës me sulmuesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"