Gol pas 2 vitesh pritje, zhbllokohet më në fund sulmuesi shqiptar që dikur vlente… 50 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 20:20

Gol pas 2 vitesh pritje, zhbllokohet më në fund sulmuesi shqiptar që dikur vlente… 50 milionë euro

Dionis Avdijaj ka gjetur rrugën e rrjetës pas plot 2 vitesh pritjesh. Shqiptari i Kosovës, arriti të realizonte me fanellën e Hartberg, në sfidën ndaj Austrisë së Vienës, që përfundoi me rezultatin 3-4 në favor të miqve.

Avdija

25-vjeçari arri të shënonte, në minutën 45+8, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 2-3, teksa skuadra e tij nuk mundi të shmangte humbjen.

Austra e Vienes

Golin e fundit e Avdijaj, e kishte shënuar më 23 shtator 2019 në humbjen e Trabzonsporit ndaj Sivasporit, kur sulmuesi ishte pjesë e kampionatit turk.

Vlen të theksohet fakti, se disa sezone më parë, klubi i Shalkes, i vendosi klauzolë 50 milionë euro, Avdijajt, me shpresën se në të ardhme do të bëhej një sulmues i madh, por që kjo gjë nuk ndodhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"