Gol nga stoli, Leao: Dua të bëhem titullar te Milani, dëshiroj të qëndroj sa më gjatë këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 17:42

Gol nga stoli, Leao: Dua të bëhem titullar te Milani, dëshiroj të qëndroj sa më gjatë këtu

Pasi shënoi gol në takimin e djeshëm kundër SPAL-it 2-2, sulmuesi i Milanit Rafael Leao shprehu ambicien për të qenë titullar i skuadrës kuqezi.
5320751_2334_leao
Për “Sky Sports”, futbollisti portugez u shpreh se dëshiron të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë në “San Siro”.

“Ndiej se trajneri dhe skuadra kanë besim tek unë, kështu që e kam më të lehtë të luaj. Punoj dhe stërvitem çdo ditë. Nëse trajneri më thërret, jam gati. Ndihem mirë. Dëshiroj të jem titullar i Milanit dhe të bëhem një lojtar i rëndësishëm. Shpresoj të qëndroj për një kohë sa më të gjatë”, u shpreh Rafael Leao pas ndeshjes kundër SPAL-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"