Gol nga këndi dhe shumë penallti, Kupa përcakton çerekfinalistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2017 | 17:34

Gol nga këndi dhe shumë penallti, Kupa përcakton çerekfinalistët

U luajtën dje ndeshjet e radhës të Kupës së Shqipërisë për moshat. Gjashtë takime u zhvilluan në Kamzë, ku u përcaktuan edhe ekipet çerekfinaliste. Ashtu si dhe ditët e tjera, përballjet kanë dhuruar emocione dhe gola. Dy prej gjashtë ndeshjeve kanë shkuar deri në goditjet e penalltive për të përcaktuar skuadrën që kalon më tej.

Futboll moshat

U-17

Teuta është kualifikuar pas dy golave të shënuar në 4 minuta të shpërndara në dy pjesë loje kundër Akademisë së Futbollit Dinamo. Ka qenë Endi Hoxha në të 44-ën që, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje këndi, topi përfundon direkt në rrjetë. Në të 3-ën minutë të pjesës së dytë, përsëri nga një goditje këndi të Salillarit, Lushani godet me kokë e topi përfundon në rrjetë.

Teuta - AF Dinamo skeda

Në sfidën tjetër, Shkëndija e Durrësit e ka pasur mjaft të vështirë të fitonte, edhe pse ka ekzekutuar gjithsej 15 goditje këndi ndaj Dinamos. Sfidën e zgjidhi Selajd Hoti, i cili shënoi një supergol pas krosimit të Rigen Hoxhës duke u dhënë kualifikimin durrsakëve.

Dinamo - Shkendija D skeda

Në sfidën e fundit për U-17, Flamurtari dhe Besa janë detyruar të gjuajnë penalltitë për të përcaktuar ekipin që kalon më tej, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt. Ka qenë Gjoci për kavajasit ai që ka humbur penalltinë e fundit, duke bërë që vlonjatët të arrijnë kualifikimin.

Flamurtari - Besa skeda

U-19

Në ndeshjen e parë, Teuta ka bërë “poker” ndaj AF Dinamo. Pavarësisht se kryeqytetasit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Pjetrës që shënon nga pika e bardhë, nuk kanë arritur ta ruajnë këtë rezultat. Ka qenë Teuta që ka shpërthyer, duke përmbysur rezultatin në 3 minuta me golat e Vilës dhe të Likës. Pas futjes së Esmeraldo Kokës, shënohet edhe një dopietë nga ky lojtar duke i dhënë kualifikimin Teutës.

U-19 Teuta - AF Dinamo skeda

Ka qenë një superndeshje ajo mes Elbasanit dhe Besës. Elbasanllinjtë kanë qenë më superiorë në aksionet e tyre. Madje kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Xhuljo Bajramit duke shkuar në pushim me fitoren 1-0. Në fraksionin e dytë është skuadra kavajase që barazon shpejt me anë të Carës në të 51-ën. Por, shumë shpejt, Dalipi kalon përsëri Elbasanin në avantazh dhe Allaj për kavajasit e çon ndeshjen te penalltitë. Kavajasit kanë qenë të saktë në të 4 penalltitë e gjuajtura, ndërsa elbasanasit kanë humbur 2 penallti.

U-19 Elbasani - Besa skeda

Skuadra e Flamurtarit është kualifikuar në sajë të një portieri të shkëlqyer, si Pano Qirko, që bëhet shpëtimtar i mjaft aksioneve në sfidën me Dinamon. Ruço, Tabaku, Kelo kanë gjuajtur disa herë në portë, por portieri Qirko nuk lejon prekjen e rrjetës. Në fraksionin e dytë, Sadushi arrin të zhbllokojë për Flamurtarin dhe Dalanaj dyfishon duke sjellë golin e sigurisë. Në fundin e takimit, dinamovitët ngushëllohen me golin e Kelos.

U-19 Flamurtari - Dinamo skeda

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"