Gol në ndeshjen e 100-të, kush është ylli i Partizanit që shënoi në takimin jubilar me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:43

Gol në ndeshjen e 100-të, kush është ylli i Partizanit që shënoi në takimin jubilar me “demat”

Jasir Asani luajti sfidën numër 100-të me fanellën e Partizanit. Futbollisti 25-vjeçar e festoi më së miri këtë ndeshje jubilare me “demat”, duke gjetur rrugën e rrjetës ndaj Kastriotit, takim ky i vlefshëm për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Jasir Asani Partizani

Asani është një titullar i padiskutueshëm tek Partizanit, teksa në minutën e 85-të, vulosi shifrat 3-1 ndaj krutanëve, duke i siguruar 3 pikë të arta të kuqve.

Asani

Futbollisti nga Shkupi, iu bashkua “demave” në sezonin 2017-2018, teksa menjëherë u shndërrua në një lojtar mjaft të rëndësishëm te kjo skuadër, duke dhënë kontributin e tij të çmuar me asiste dhe gola.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"