Gol në minutat e fundit, talenti shqiptar i dhuron 1 pikë Milanit
Ekipi i të rinjve të Milanit ka barazuar pasditen e djeshme ndaj Fiorentinës. Duke marrë parasysh ndeshjen në transfertë dhe disavantazhin që u konkretizua dhjetë minutat nga fundit, një pikë në fund të fundit nuk mund të konsiderohet një rezultat negativ. Pas golit të Gorit për vjollcët në minutën e 79-të, kuqezinjtë e vegjël kanë barazuar nëpërmjet Emir Muratit, kur mungonin edhe katër minuta nga fundi.
Në fushë për Milanin ishte edhe Ismet Sinani, mesfushori tjetër në radhët e kuqezinjve. Me pikën e djeshme, ekipi i drejtuar Alesandro Lupi ruan vendin e tretë pas Interit të vendit të dytë dhe Atalantës kryesuese me 30 pikë. Në fund të ndeshjes edhe trajneri i skuadrës nuk i ka kursyer komplimentet për të tijtë duke deklaruar:
“Pavarësisht rezultatit, mendoj se luajtëm mirë. Skuadra propozoi një futboll të bukur dhe mendoj se spektatorët u argëtuan. Është shumë bukur t’i shohësh këta djem të arrijnë rezultatet duke e përballuar ndeshjen me buzëqeshje”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"