VIDEO/ Gol në minutat e fundit. Surpriza e Serisë A mund shqiptarët e Empolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 20:37

VIDEO/ Gol në minutat e fundit. Surpriza e Serisë A mund shqiptarët e Empolit

Verona ka fituar në minutat e fundit ndaj Empolit në një sfidë shumë të luftuar. Një gol i Tameze  i dha fitoren të zotëve të shtëpisë, të cilët vazhdojnë të surprizojnë këtë sezon.

verona

Verona dhe Empoli deri më tani janë surprizat e kampionatit dhe dueli mes të dyja ekipeve  pritej të ishte emocionues.  Ndeshja ishte shumë e luftuar por me veronezët që ishin më kërkues.  Të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte  Barak që shënoi në minutën e 49, por miqtë barazuan me Romanjolin në të 67.

Goli i fitores erdhi nga Tameze në minutën e 91.  Ismajli, Asllani dhe Bajrami u aktivizuan vetëm në minutat e fundit për Empolin.

Me këtë fitore Verona ngjitet në vendin e 9 me 19 pikë të grumbulluara.

RENDITJA

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"