Gol në debutim, flet sulmuesi i Apolonisë: Nuk dua të ndalem më!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 11:58

Gol në debutim, flet sulmuesi i Apolonisë: Nuk dua të ndalem më!

Apolonia rigjen qetësinë, megjithatë vend për të pushuar nuk ka. Të dielën luajnë sërish dhe misioni mbetet vazhdimësia. Këtë e thotë edhe Erald Maksuti, sulmuesi që shënoi golin e dytë ndaj Turbinës. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, i riu thotë:

Apolonia

“Më gëzoi shumë goli i parë i realizuar, pasi erdhi në debutim. Kam punuar intensivisht dhe më në fund u shpërbleva. Por, ky është vetëm fillimi. Sa herë të më jepet mundësia do përpiqem të jap maksimumin dhe, pse jo, të bëj gola vendimtarë. Kjo fitore na ka dhënë më shumë besim dhe jam i bindur që do të vazhdojmë me rezultatet pozitive.

Kishim punuar vetëm pak ditë, por ia dolëm dhe morëm rezultatin e shumëpritur. Shpresoj që të mos ndalem as ndaj Pogradecit, ndonëse nuk do të jetë e lehtë në transfertë.

Atmosfera në ekip është pozitive, komunikimi me njëri-tjetrin dhe trajnerin është i vazhdueshëm dhe tepër i frytshëm. Edhe pse nuk jemi në pozita komode në renditje, do luftojmë fort që të ngjitemi aty ku duhet”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"