Gol me syrin e vrarë, sulmuesi i Egnatias: Më e keqja kaloi, tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 22:01

Gol me syrin e vrarë, sulmuesi i Egnatias: Më e keqja kaloi, tani…

Samet Gjoka i gëzohet golit dhe fitores në Shijak. Sulmuesi që i dha një trepikësh të artë ekipit, paralajmëron një tjetër trepikësh edhe me Turbinën.

85196383_2650129525099884_6079989866387472384_o (1)

“Jam shumë i kënaqur që gjeta golin. I isha afruar shumë, por fati nuk ka qenë në anën time. Shpresoj që tani të mos ndalem më, ashtu edhe Egnatia me fitoret. ‘Tersi’ kaloi dhe mendoj se i kemi shanset reale që të mos e diskutojmë aspak objektivin sezonal. Një mungesë e rëndësishme, ka qenë edhe ajo e tifozëve.

E megjithatë, ‘oreksi’ na është shtuar dhe ndaj Turbinës do të tentojmë vazhdimësinë. Dëmtimi? Gjatë një dyluftimi u dëmtova rëndë poshtë syrit. Stafi mjekësor e parandaloi hemorragjinë dhe tani jam mirë”, tha sulmuesi.

ALDO BUZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"