Gol me peshë në Kroaci, ish-futbollisti i Kukësit i dhuron 3 pikë të arta Goricës së Dokës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2021 | 22:08

Gol me peshë në Kroaci, ish-futbollisti i Kukësit i dhuron 3 pikë të arta Goricës së Dokës

Matija Dvornekoviç është heroi i Goricës mbrëmjen e sotme. Ish-futbollisti i Kukësit, shënoi golin e fitores në triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Slavia Belupos.

Doka Dvornekovic goli

32-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 66-të, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas. Pas asistit të Babiç, Dvornekoviç nuk fali, teksa me golin e tij i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Goricës që u ngjit në kuotën e 9 pikëve në 6 ndeshje.

Titullar në këtë përballje ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Albi Doka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 12-të. Vlen të theksohet fakti se shqiptari ishte ai që festoi më së shumti me autorin e golit, i cili disa sezone më parë ishte rivali i tij në Kategorinë Superiore.

Dvornekoviç është prej 4 sezonesh pjesë e kroatëve të Goricës, madje mban edhe numrin 10 mbi shpinë. Ky ishte goli i parë i tij për këtë sezon. 32-vjeçari ishte pjesë e Kukësit në sezonet 2015-2017, ku shënoi 7 gola me fanellën e verilindorëve në 53 ndeshje në total, si dhe 6 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"