“Gol i një sulmuesi tipik”, Duro i gëzohet suksesit me rotacion dhe kujton: Skënderbeu ishte në nivelin e Egnatias para titullit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 15:19

“Gol i një sulmuesi tipik”, Duro i gëzohet suksesit me rotacion dhe kujton: Skënderbeu ishte në nivelin e Egnatias para titullit të parë

Shpëtim Duro ka qenë i kënaqur me fitoren 1-0 të Egnatias në fushën e Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë. Trajneri i rrogozhinasve u shpreh i lumtur me përgjigjet që kishte marrë nga lojtarët në rotacionin që kishte bërë në ekip.

bandicam 2023-01-18 15-00-40-021

“Jam i kënaqur, edhe pse kishim rotacion thuajse të plotë. Nuk patëm shumë situata por ishim më superiorë se kundërshtarët. Ia dolëm të ishim në avantazh duke shënuar në minutat e fundit në një ndeshje me sistem eliminimi.

Kjo është arsyeja pse bëra një rotacion të madh në skuadër, duke patur parasysh që kemi ngjeshje ndeshjesh. Por edhe këtu aktivizova futbollistët që duan minuta, kjo është 20-shja e skuadrës që duhen në këtë fazë të kampionatit.

Paulauskas ka realizuar gol si një sulmues tipik. Akoma nuk kemi panoramën e qartë që të japim një vlerësim 100%. Por ishte pozitive për skuadrën dhe për atë si futbollist, debutimi 10 minuta me gol është pozitiv për ecurinë.

Skënderbeu u titullit të parë? Sigurisht ishte titull i vështirë se Skënderbeu atë kohë ishte i nivelit të Egnatias, të jemi realistë, pavarësisht që pastaj u bë autostradë, bëri histori. Por ishte shumë i rëndësishëm titulli i parë edhe që drejtuesit e Skënderbeut të vazhdonin. Kam nostalgji për atë periudhë, stadiumi në çdo ndeshje ishte plot. Shpresoj që Skënderbeu të kthehet shpejt në elitën e futbollit shqiptar. Duke pasur president si Takaj me eksperiencë, gradualisht gjërat do të vijnë në vendin e duhur”, tha Duro pas duelit për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"