Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë te Legia e Varshavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 0:00

Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë te Legia e Varshavës

Ernest Muçi bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Tirana drejt Legias së Varshëvës, ku do të përfitojë plot 10 mijë euro në muaj.

muci3

Pasi mbylli me sukses testet mjekësore, sulmuesi 19-vjeçar u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e parë stërvitore me përpara ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

muci4

Kampionët polakë zhvilluan ditën e djeshme një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme. Ernest Muçi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë kundër futbollistëve të piketuar si rezerva.

muci2

Mediat polake që e kanë ndjekur më nga afër këtë ndeshje në qendrën stërvitore shkruajnë: “Muci përpiqej të luante me topin, të shikonte përreth dhe të bënte gjithçka me vetëdije.

Muci ernestNë këtë ndeshje do të shiheshin me vëmendje afrimet e reja si Yaxhiboyev, Rusyn dhe Muci. Nga këta tre futbollistë të rinjtë ishte padyshim Muci më i miri. Liri e madhe me topin në këmbë, pasyqrë e mirë e fushës dhe lëviz lehtë. Mund ta shihni fare lehtë se është futbollist i nivelit të lartë”, shkruhet në artikull. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"