Gol dhe asist, sulmuesi shqiptar shkëlqen në supersfidën ndaj Hapoel Tel Avivit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 23:46

Gol dhe asist, sulmuesi shqiptar shkëlqen në supersfidën ndaj Hapoel Tel Avivit

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, ka shkëlqyer në fitoren që skuadra e tij Hapoel Ber Sheva  ka arritur ndaj Hapoel Tel Avivit, me rezultat 2-3, në transfertë në ndeshjen e kampionatit izraelit.

Astritselmani-780x439

Selmani ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, teksa ka asistuar tek goli i tretë, në ndeshjen e javës së katërt. Ai luajti titullar në këtë ndeshje, pasi në dy të kaluarat kishte qëndruar në stol.

Për Selmanin ky është goli i dytë në fanellën e skuadrës izraelite. Golin e parë e kishte realizuar muajin e kaluar kundër Luganos, në ndeshjen e Ligës së Konferencës. Vlen të theksohet se Selmani u transferua në merkaton e verës nga suedezët e Hamarbit te Hapoel Ber Sheva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"