Gol dhe asist në fitoren e Lokomotivës, Uzuni: Qëllim kemi titullin kampion, ja ndryshimi mes Superiores dhe kampionatit kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 12:23

Gol dhe asist në fitoren e Lokomotivës, Uzuni: Qëllim kemi titullin kampion, ja ndryshimi mes Superiores dhe kampionatit kroat

Myrto Uzuni ishte heroi i Lokomotivës së Zagrebit në sfidën ndaj Hajdukut të Splitit të përfunduar me rezultatin 2-0. Futbollisti nga Berati asistoi në golin e parë, ndërsa më pas gjeti vetë rrugën e rrjetës duke vulosur takimin. Në një prononcim për mediat kroate pas ndeshjes, Uzuni u shpreh i lumtur për paraqitjen teksa nuk nguroi të tregonte diferencat mes futbollit shqiptar dhe atij kroat.

Myrto Uzuni

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme, jam i lumtur për golin dhe asistin e dhënë, por po mendoj vetëm të ndihmoj ekipin tim. Ndihem shkëlqyeshëm në Zagreb dhe gëzoj besimin e madh të trajnerit. Gjithçka është ashtu si duhet të jetë. Lojtarët e tjerë më kanë pritur mirë dhe ardhja në Kroaci është një hap i madh përpara për mua. Ka një diferencë të madhe mes futbollit kroat dhe atij shqiptar. Këtu luhet futboll më i shpejtë, është më dinamik.

Uzuni Lokomotiva

Në Shqipëri ndeshjet ndalohen shpesh nga ndërhyrjet. Dua të rritem edhe më shumë, por mbi të gjitha të ndihmoj ekipin tim. Qëllimi ynë është të renditemi në vendin e parë në fund të sezonit. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh Uzuni për “24sata.hr”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"