Gol 3-pikësh në limite, ja vlerësimi për Gjimshitin në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 17:30

Gol 3-pikësh në limite, ja vlerësimi për Gjimshitin në Itali

Berat Gjimshiti ishte lojtari vendimtar për Atalantën, i cili me golin e tij në minutën e 93-të, i dha fitoren 3-2 bergamaskëve në shtëpi përballë Veronës.

Soccer: Serie A, Atalanta BC vs Hellas Verona

Mbrojtësi shqiptar u harruar brenda zonës, dhe pasi u shërbye nga Toloi, me të djathtën shënoi duke i dhënë 3 pikë të arta Atalantës. Edhe në vlerësimin pas ndeshjes nga “tuttomercatoëeb”, Gjimshiti vlerësohet më shumë për golin dhe faktin që ishte deciziv në frymën e fundit.

Nota për të është 6.5, ndërkohë që ky është komenti për Beratin: “Si të rrisësh vlerësimin për veten më mirë se me një gol në minutën e 93-të. Loja e Gjimshtitit nuk ishte ajo për kornizë e për t’u mbajtur mend, por goli në fund vendosi ndeshjen dhe kjo mjafton për t’u vlerësuar pozitivisht”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"