Goglat e vunë përballë Laçit në Kupë, flet sulmuesi i Teutës: Janë më të mirët e Superiores, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2022 | 16:12

Goglat e vunë përballë Laçit në Kupë, flet sulmuesi i Teutës: Janë më të mirët e Superiores, por…

Goglat e vunë Teutën përballë Laçit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa ndeshja e parë do të luhet më datë 30 mars. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” disa ditë para ndeshjes, sulmuesi i bluve, Lorenco Vila, shprehet se do të japin maksimumin për të kaluar në finale.

LORENCO VILA 1

Vila vlerëson shumë Laçin, që sipas tij, pavarësisht se skuadra e Mirel Josës ndodhet në vendin e dytë, është më e forta e Superiores dhe rrjedhimisht favorite absolute për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Si është gjendja fizike e skuadrës në stërvitjet e këtyre ditëve duke parë pushimin 10-ditor?

Unë mendoj se pushimi nuk do të ndikojë. Do të përgatitemi mirë për të luajtur të gjitha ndeshjet deri në fund dhe pa probleme, pasi i kemi kushtet për të mbajtur veten në ritëm. Shpresoj shumë që kur të rinisin ndeshjet, të vazhdojmë aty ku e lamë.

Koha për ta përgatitur ndeshjen është e duhura, mendoni që ekipi do të jetë gati për këtë 90-minutësh?

Unë jam i bindur që ekipi ka forcën, kurajën dhe shpirtin e garës për t’u paraqitur në fushë sa më mirë të jetë e mundur. Ne e dimë se kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë. Për mua personalisht, është ekipi më i mirë, pavarësisht se ndodhet në vendin e dytë. Por ne jemi gati dhe e dimë se do të jetë duel i fortë.

Keni pasur shqetësime në ditët e fundit, si është gjendja juaj fizike?

Gjendja ime është e mirë. Jamnë gjendje optimale dhe jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën duke dhënë maksimumin. Është përgjegjësi e madhe për ne. Organika e Teutës është më e plotë. Kemi më shumë cilësi.

A është Kupa një trofe që ju tërheq?

Nuk mund të them të kundërtën, pasi jemi të fokusuar te Kupa dhe do të luftojmë për ta fituar. E rëndësishme është të kalojmë njëherë ndeshjen e parë e me pas do të mendojmë për finalen.

Objektivi i Teutës është Europa, mendoni se do ta arrini?

Jemi në këtë pozitë për shkak të gabimeve tona. Kamshumë besim se do t’ia dalimmbanë ta përmbushim këtë objektiv.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"