Goditje treshe në merkato, zbulohet pakti i Dinamos me klubin e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 12:59

Goditje treshe në merkato, zbulohet pakti i Dinamos me klubin e Apolonisë

Me ardhjen e Mario Gjatës, bëhen katër futbollistët e Dinamos që sezonin e fundit ishin pjesë e Apolonisë. Më parë janë bashkuar me blutë portieri Romeo Harizaj, mesfushori Rimal Haxhiu dhe sulmuesi anësor Redon Mihana, të gjithë me të kaluar fierake.

239961253_10165661049355416_578390619554554595_n

Nga klubi është konfirmuar se Haxhiu ka ardhur në formë huazimi, ndërsa për të tjerët ndryshon marrëveshje. Dje klubi blu zyrtarizoi edhe Mihanën.

“Mesfushori anësor është zyrtarisht pjesë e Dinamos. Prej ditësh nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi, 22-vjeçari pas disa sezoneve të suksesshme ka bindur stafin dinamovit për ta bërë pjesë të organikës së bluve”, citohej në njoftimin e klubit.

“Panorama Sport” mëson se për Gjatën, Mihanën dhe Harizajn është bërë një marrëveshje 3-vjeçare, nga ku 80% e kartonit në sezonin e parë i mbetet Apolonisë.

Në rast se lojtarët shiten në janar, Dinamo përfiton vetëm 20%. Çdo sezon që kalon blutë fitojnë terren, pasi është vendosur një klauzolë e tillë që në sezonin e dytë, kartoni mbetet 60% në pronësi të fierakëve dhe 40% për blutë. Synimi është që lojtarët e afruar nga Apolonia të vazhdojnë të luajnë në Superiore me Dinamon dhe të rrisin vlerën e tyre për t’u shitur në klube jashtë vendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"