Goditje treshe në merkato, Korabi nuk ndalet dhe prezanton afrimet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 20:15

Goditje treshe në merkato, Korabi nuk ndalet dhe prezanton afrimet e reja

Korabi ka surprizuar në orët e fundit të merkatos, teksa ka prezantuar njëkohësisht tre lojtarë të rinj. Bëhet fjalë për Klaus Hasaj, Gentrit Talla dhe Benardi Çekolli të cilët janë futbollistët më të rinj të dibranëve.

korabi

Talla e Çekolli do të përforcojnë mesfushën ndërsa Hasaj luan si mbrojtës i djathtë. Lojtarët janë një përforcim për të ardhmen teksa pritet të ndihmojnë edhe këtë sezon klubin dibran të arrijë objektivin sezonal, që është ai i rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.


Hasaj është prodhim i Akademisë së Futbollit ndërsa së fundmi ka luajtur për Kukësin ndërsa Talla pavarësisht moshën 20 vjeçare ka një eksperiënce me tre ekipe, Prishtina dhe Vëllaznimi në Kosove dhe Besa në Shqipëri.


Mesfushori Çekolli vjen nga Shkëndija e Tiranës. Të tre këta futbollistë janë prezantuar nga faqja zyrtare e klubit dibran.

PANORAMASPORT.AL
 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"