Goditje surprizë në merkato, Tomori pranë akordit me një sulmues nga Liberia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2019 | 11:00

Goditje surprizë në merkato, Tomori pranë akordit me një sulmues nga Liberia

Tomori ka arritur të bëjë vetëm dy af rime në këtë merkato dimërore, kur kanë ngelur edhe 3 ditë nga finalizimi i saj. Mbrojtësi Oliver Dore dhe sulmuesi Elhan Galica janë firmat e vetme për skuadrën beratase, teksa për merkaton në dalje është larguar vetëm kapiteni Ervis Çaço.

tomori

Por, sipas asaj që parashikohet, merkato nuk pritet të mbyllet këtu. Sot, në organikën e trajnerit Santiliano Dule mësohet se do të vijë një sulmues nga Liberia. Nuk jepen shumë detaje, por mësohet se bëhet fjalë për një sulmues qendre. Drejtuesit e klubit do të dalin ta presin  sulmuesin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku më pas do të bëjnë edhe procedurat kontraktuale.

Trajneri i skuadrës Santiliano Dule me sa duket nuk është ngrohur shumë nga sulmuesit që ka në dispozicion dhe për këtë i ka kërkuar përforcime drejtuesve.

Java anti-Turbina

Tomori do t’i rikthehet përgatitjeve sot në orën 13:30 për sfidën e fundjavës ndaj Turbinës që është e para për pjesën e dytë të kampionatit. Një ndeshje tepër delikate në një transfertë “ferri”, por që te beratasit janë të bindur se do t’ia dalin.

tomori

Tomori duhet të fitojë 4 ndeshjet e mbetura në këtë fazë të dytë, në mënyrë që të ngjitet në 5- shen e parë. Në pikëpamje të parë gjithçka është e vështirë, por tekniku Dule është i bindur se do t’ia dalë në këtë mision. Beratasit nuk bënë paraqitje të mirë në pjesën e parë të kampionatit, ndërsa synojnë që gjërat të ndryshojnë në pjesën e dytë.

Beratasit do të kërkojnë minimalisht që të kapin 5-shen e parë pas dy fazave të para dhe më pas të mendojnë për kreun. Duket se do të jetë një garë e fortë deri në fund, pasi rivaliteti në Grupin B është shumë i madh. Aktualisht, Tomori renditet në vendin e tetë me 16 pikë.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"