Goditje surprizë e Labërisë në merkato, zyrtarizon dy emra shumë të njohur të Superiores në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 17:56

Goditje surprizë e Labërisë në merkato, zyrtarizon dy emra shumë të njohur të Superiores në Kategorinë e Dytë

Klubi i Labërisë në Grupin B të Kategorinë e Dytë duket se ka ambicie shumë të qarta për ngjitjen në edicionin e ardhshëm, pasi me përforcimet që ka bërë në këto ditë, ka shtuar elementë shumë cilësorë në radhët e tij.

dfdfdfdfdf

Klubi vlonjat, i cili renditet i dyti në grupin e tij pas Flamurtarit, zyrtarizoi sot 4 afrime në janar dhe dy prej tyre janë emra shumë të njohur në Kategorinë Superiore, Donald Rapo dhe Eglentin Gjoni.

Rapo, pjesëtar i skuadrave si Luftëtari, Laçi e Kukësi në të kaluarën, do të jetë një armë më shumë në mbrojtje e mesfushë për Labërinë. Ndërsa në mbrojtjen e saj do të jetë Gjoni, ish-kapiteni i Laçit, i cili në vitet e fundit ka luajtur në skuadrat e Superligës ë Kosovës.

Ekipit i është bashkuar gjithashtu edhe Krenviol Kreshpa nga radhët e Flamurtarit, si dhe portieri Mirza Durakoviç i cili vjen nga radhët e Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"