Goditje për Tiranën, titullari i kampionëve dëmtohet në kavilje dhe rrezikon Superkupën ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 14:27

Goditje për Tiranën, titullari i kampionëve dëmtohet në kavilje dhe rrezikon Superkupën ndaj Vllaznisë

Kristijan Toshevski dëmtohet në kavilje dhe rrezikon Superkupën e Shqipërisë.

TOSHEVSKI

Në stërvitjen e djeshme mbrojtësi maqedonas nuk ishte i pranishëm në stërvitje, pasi në atë të ditës së kaluar kishte marrë një goditje në kavilje, e cila nuk e linte të stërvitej.

Ekzaminimet e para tregojnë për një goditje, por rrezikohet edhe një prekje e thembrës së Akilit.

Është e sigurt që maqedonasi nuk do të jetë në sfidën me Besën, pasi dje nuk u stërvit fare. Në vend të tij do të luajë Llukman Huseini, i cili është zëvendësuesi klasik i maqedonasit.

Pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e gjitha në stërvitje. Në mungesë të kokores, Qefalija ende nuk është bashkuar në lojë me grupin, por rritet fizikisht i kontrolluar rreptësisht nga përgatitësi Kosta Jani.

TAKTIKA – Stërvitja e djeshme ka nisur me Orges Shehin që nuk e ka marrë mirë mungesën e disa lojtarëve, aq sa ka vërshëllyer që grupi të nxitonte.

Pas ngarkesës fizike, lojtarët u morën me ushtrime me top dhe në fund me taktikë gjatë ndeshjes miqësore brenda grupit. Shehi disa herë dha këshilla për skuadrën dhe mënyrën sesi do të luajë ndaj Vllaznisë.

FORMACIONI – Ndaj Besës, skuadra pritet të luajë me formacionin klasik.

Në portë Bekaj, më pas Husein, Najdovski, Behiratçe, që pësoi dje një goditje në kavilje, Ismajlgeci.

Në mesfushë, triada Kallaku, Aleksi dhe Deliu. Sulmi, me treshen Hasani, Patrik e Xhixha.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"