Goditje për Kukësin, Longo humbet titullarin për ndeshjen e rëndësishme ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 14:20

Goditje për Kukësin, Longo humbet titullarin për ndeshjen e rëndësishme ndaj Tiranës

Kukësi do të jetë i privuar në ndeshjen e fundit nga mungesa e mesfushorit Shqiprim Taipi. 25-vjeçari mungoi edhe ndaj Skënderbeut fundjavën që sapo lamë pas, teksa shkak është bërë një dëmtim në këmbë.

TAIPI

Gazeta mëson se ka pësuar një krisje të saj para disa ditësh gjatë seancës stërvitore. Për këtë arsye, lojtari është detyruar ta vërë në allçi dhe për të paktën disa ditë do t’i duhet të qëndrojë pushim.

Aktualisht Taipi lëviz me patericë, për të mos e rënduar më tej dëmtimin.

Megjithatë, nëse skuadra do të arrijë kualifikimin në Kupat e Europës, pritet që lojtari të jetë i gatshëm për ekipin, por deri atëherë do t’i duhet të presë si do të rrjedhin ngjarjet.

Futbollisti ka qenë një titullar i padiskutueshëm për skemat e Longos, i cili këtë sezon erdhi nga ekipi i Skënderbeut.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"