Goditje për Dinamon, titullari i rëndësishëm i bluve pëson tërheqje dhe humbet sfidën ndaj Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 10:37

Goditje për Dinamon, titullari i rëndësishëm i bluve pëson tërheqje dhe humbet sfidën ndaj Burrelit

Eni Imami e la fushën pas vetëm 35 minutash lojë. Mbrojtësit nuk i eci në Korçë, pasi u dëmtua.

ENI IMAMI

Një ditë më pas është mësuar se mbrojtësi kryeqytetas ka pësuar një tërheqje dhe është rekomanduar të pushojë për disa ditë. E sigurt është se ai e ka humbur ndeshjen e radhës, e cila do të luhet me Burrelin.

E megjithatë, rrezikon edhe të katërtën. Gjithçka varet nga gjendja e tij. Në vend të Imamit, ndaj Skënderbeut u aktivizua Alesio Mija.

Kryeqytetasit humbën edhe Patrik Bardhin para transfertës me bardhekuqtë. Edhe ai për shkak dëmtimi, ndaj nuk u grumbullua nga trajneri Nevil Dede.

Në dyshim ishte edhe Dikson Eçe Idakvo, por afrikani befasoi. Ai luajti 90 minuta ndaj korçarëve. Për momentin, blutë kanë tre lojtarë të padisponueshëm, Prodanin, Imamin dhe Bardhin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"