Goditje në sulm, ish-futbollisti i Skënderbeut firmos me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2017 | 10:27

Goditje në sulm, ish-futbollisti i Skënderbeut firmos me Vllazninë

D rejtuesit e Vllaznisë e mbyllin merkaton me një goditje në sulm. Edhe pse u fol se ajo pothuajse ishte mbyllur për shkak të mungesës së alternativave, klubi u fut në orët e fundit në bisedime me sulmuesin fierak, Andi Ribaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Teutës. Dje fieraku ka qenë në Shkodër dhe në orën 20:20 ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen.

Ribaj

“Pas bisedimeve me drejtuesit, kam arritur akordin dhe kam firmosur zyrtarisht kontratën. Jam i lumtur që do të bëhem pjesë e një klubi të madh si Vllaznia”, – ka thënë fieraku për “Panorama Sport” menjëherë pas firmës. Ribaj është një alternativë e mirë për sulmin kuqeblu dhe nuk është e nevojshme që të kalojë provën e trajnerit Cungu, pasi ky i fundit e njeh mirë lojtarin

Skenderbeu-Flamurtari 1-0 (Superkupa), Nimaga ka shenuar, feston me Ribaj dhe Sefa

Ndërkohë dje është arritur akordi edhe me sulmuesin 23-vjeçar Fation Kirin, i cili ka luajtur sezonin e fundit te Tërbuni dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Korabit e Adës.

 

fatjon kiri

MERKATO – Dy nga pozicionet ku klubi shkodran ADMIR URUÇI kërkonte përforcime ishte pikërisht për një sulmues e një mbrojtës qendre. Me Ribajn që firmosi, ky repart plotësohet, ndërsa mbrojtja do të zgjidhet me futbollistët që janë aktualisht në ekip.

skenderbeu-vllaznia1-665x400

Ndërsa, porta është mbyllur me rinovimin e kontratës nga ana e Selimajt dhe ai bashkë me Alen Sherrin do të jenë dy portierët e Vllaznisë, të paktën deri në janar. Ndërsa mesfusha është reparti më i mbipopulluar në këtë skuadër.

BILANCI – Te Vllaznia deri tani në merkato janë afruar shtatë futbollistë, pikërisht Edon Hasani, Gilman Lika, Nuredin Orelesi, Çarls Atsina, Erjon Vucaj, Andi Ribaj dhe Fation Kiri. Të gjithë lojtarë cilësorë dhe që njihen për vlerat e tyre.

hasani vllaznia

Por, nëse numri i të ardhurve krahasohet me numrin e të larguarve nga ekipi i sezonit të fundit, mund të thuhet se diferencat janë negative në këtë drejtim. Nga ana tjetër ka pasur edhe shumë largime, ndër të cilët edhe ato të shkodranëve Shtubina, Hebaj e Vecaj.

hebaj

Më parë nga skuadra ishin larguar në mesin e sezonit Hoxha e Veitzer. Ndërsa në fund të sezonit janë larguar me radhë malazezët Agoviç e Cicmil, e më pas edhe Bicaj, Vrapi, Bakaj, Pepa dhe Mulemo.

Vllaznia

Në numër largimet janë më të shumta se afrimet dhe, për pasojë, skuadra nuk mund të quhet e plotë dhe, për më tepër, të konsiderohet pretendente për Kupat e Europës siç ka filluar të përflitet sërish në opinionin sportiv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"