Goditje me grusht dhe akuza për racizëm, Nejmar dhe futbollisti i Marsejës mësojnë verdiktin final për përplasjen në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 14:24

Goditje me grusht dhe akuza për racizëm, Nejmar dhe futbollisti i Marsejës mësojnë verdiktin final për përplasjen në fushë

Nejmar dhe futbollisti i Marsejës Alvaro Gonzalez nuk penalizohen nga Liga Profesioniste e Futbollit (LFP) për përplasjet verbale dhe fizike në fushë gjatë “klasikes” së Francës e luajtur në 13 shtator, ku plot 5 lojtarë u larguan me karton të kuq.
default
Liga arriti në konkluzionin se nuk ka prova për akuzat e yllit brazilian dhe mbrojtësit spanjoll se kanë provokuar njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, pretendimet e ish-futbollistit të Barcelonës se u ofendua me fjalë raciste nga Gonzalez nuk kanë gjetur vend në hetimet e Ligës Franceze.

Edhe pse e goditi spanjollin me grusht në kokë, Nejmar është falur së bashku me Gonzalezin. Për rrjedhojë, të dy mund të aktivizohen normalisht me skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"