Goditje e rëndë për Shalandin, Kosova udhëton drejt Greqisë me 3 mungesa shumë të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 12:02

Goditje e rëndë për Shalandin, Kosova udhëton drejt Greqisë me 3 mungesa shumë të rëndësishme

Kosova luan ditën e nesëmre në transfertë me Greqinë, në ndeshjen e vlefshme të Ligës C, në Ligën e Kombeve, ku dardanët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas rezultateve negative.

Kosova

Megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta që ka pasur skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland. Me Kosovën drejt Greqisë ditën e sotme nuk kanë udhëtuar 3 lojtarë shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Valon Berishën, Arbër Zenelin dhe Edon Zhegrovën.

Shkak për mungesën e tyre në ndeshjen e së mërkurës, është bërë gjendja fizike, e cila pas dy ndeshjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, nuk ishte aspak e mirë për lojtarët dhe nuk do mund të luajnë ndaj kombëtares helene. Një problem i madh ky për Shaland, i cili në ndeshjet e fundit ishte mbështetur te këta 3 lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"