Goditje e rëndë për Kombëtaren dhe Romën, Marash Kumbulla humb sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:39

Goditje e rëndë për Kombëtaren dhe Romën, Marash Kumbulla humb sezonin

Goditje e rëndë për Kombëtaren dhe Romën! Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim në menisk gjatë grumbullimit me Shqipërinë dhe do të mbetet jashtë fushave të blerta për tre muaj.

1309263914.0-600x360-1

21-vjeçari ka humbur kështu sezonin!  Ai pësoi një dëmtim në gju në fund të ndeshjes kundër Andorrës teksa mediat italiane raportojnë që pas ekzaminimeve të sotme, është zbuluar dëmtimi serioz, që do ta mbajë jashtë fushave shqiptarin për afro 3 muaj.

Corriere dello Sport shkruan se Kumbulla nuk do t’i nënshtrohet operacionit për ta kaluar këtë dëmtim, por do të bëjë një terapi konservative për t’u rikuperuar.

Vlen të theksohet Roma ende po garon në Europa League, ku do të përballet me Ajaks në çerekfinale javën e ardhshme dhe Fonseka shpresonte të rikuperonte sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"