Goditje e rëndë për Interin, ylli i mesfushës dëmtohet gjatë duelit Turqi-Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 22:15

Goditje e rëndë për Interin, ylli i mesfushës dëmtohet gjatë duelit Turqi-Kroaci

Ndeshja e sotme mes Kroacisë dhe Turqisë ka sjellë lajme të këqija për Interin në një moment shumë delikat të sezonit. Një sfidë e cila shihte nga minuta e parë në fushë si Hakan Çalhanollu për vendasit, ashtu edhe Marcelo Brozoviç për miqtë.

asdsadsadsasadsdasad

Çalhanollu, kapiteni i Turqisë, në minutën e 28 të sfidës kërkoi zëvendësim si pasojë e një problemi muskulor në kofshë, duke lënë para kohe fushën e lojës për ekipin e tij. Një lajm padyshim i keq për zikaltrit ku ai është kthyer në një element shumë të rëndësishëm në këtë sezon nën urdhrat e Inzagit.

Në ditët në vijim pritet të kryhen teste më të hollësishme mjekësore, por prania e tij në duelin e të shtunës ndaj Fiorentinës duket se është vënë në dyshim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"